Theret me thikë një person në Viti, i dyshuari në arrati

Një person është therur me thikë ditën e hënë në Viti. Policia njofton se i dyshuari është në arrati.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar. /Kosova.info/


Go to TOP