Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kenias në Turqi, falënderon për njohjen e Kosovës

Gjatë qëndrimit të saj në Turqi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kenias dhe Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi.

Presidentja Osmani e ka cilësuar vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës si një hap historik dhe thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo e ka falënderuar ministrin Mudavadi për këtë vendim të rëndësishëm, duke theksuar se njohja nga Kenia forcon më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, të cilat pritet të konkretizohen gjatë vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Kenia. Ajo tha se të dyja vendet do të avancojnë më tej marrëdhëniet si aleatë dhe partnerë. /Kosova.info/


Go to TOP