Regjistrohen zyrtarisht deputetët e Grupit Parlamentar të ri të PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës ka regjistruar sot zyrtarisht Grupin e saj Parlamentar në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se me 24 deputetë të zgjedhur, ky subjekt do të përfaqësojë me përgjegjësi qytetarët në Kuvend, “duke promovuar politika zhvillimore, integruese dhe të orientuara drejt së ardhmes”.
Në regjistrimin e sotëm shihet se nuk është Bedri Hamza, kandidati për kryeministëri PDK-së, ai me parë kishte thënë se për shkak obligimeve që i ka si kryetar i Mitrovicës së Jugut, nuk do të jetë deputet.
Lista e deputetëve të regjistruar nga radhët e PDK-së është si më poshtë:
- Memli Krasniqi;
- Uran Ismaili;
- Vlora Çitaku;
- Sala Jashari;
- Enver Hoxhaj;
- Përparim Gruda;
- Ganimete Musliu;
- Nait Hasani;
- Jakup Nura;
- Rrahman Rama;
- Artan Behrami;
- Mërgim Lushtaku;
- Elmi Reçica;
- Ferat Shala;
- Blerta Deliu-Kodra;
- Fadil Demaku;
- Altin Krasniqi;
- Xhevahir Geci;
- Abelard Tahiri;
- Ariana Musliu-Shoshi;
- Rashit Qalaj;
- Eliza Hoxha;
- Arbnore Salihu dhe
- Kosovare Murseli. /Kosova.info/
