Kosova dhe Maqedonia e Veriut inaugurojnë pikën e përbashkët kufitare “Hani i Elezit – Bllacë”

Të shtunën, më 12 prill 2025, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përurojnë zyrtarisht pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet dy vendeve dhe është pjesë e zbatimit të Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar, nënshkruar në nëntor të vitit 2024 gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Pika “Hani i Elezit – Bllacë” është njëra nga dy pikat kufitare të parashikuara në këtë marrëveshje, së bashku me pikën “Glloboqicë – Jazhincë”. Zbatimi i këtij projekti synon të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe sigurisë në kufi, si dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Ky zhvillim shihet si një hap konkret drejt integrimit më të ngushtë rajonal dhe harmonizimit të praktikave me standardet evropiane të menaxhimit kufitar.

Vendi: Pika Kufitare Hani i Elezit – BllacëKoha: 11:00

Shënim: Ekipet e medieve të interesuara për të përcjellë këtë ngjarje duhet të kenë me vete kartat e akreditimit dhe të jetë të pranishme më së voni në orën 10:00. Agjenda e plotë:

11:00 – 11:02 Ceremonia hapëse11:02 – 11:07 Fjala hyrëse e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski11:07 – 11:12 Fjala hyrëse e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla11.12 – 11:17 Fjala hyrëse e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti 

11:17 – 11:24 Fjala hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti11:24 – 11:31 Fjala hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski /Kosova.info/


Go to TOP