Arrestohet i dyshuari për mbajtjen e armëve pa leje në Kamenicë
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë ka realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit Sh.B., pas informacioneve të marra për posedimin e armëve pa leje. Pas lejes për kontroll nga Gjykata Themelore, është realizuar një operacion hetimor në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sërë armësh dhe municionesh të paligjshme.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar: një pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE, një pushkë ajrore RETAY 70S, 51 fishekë të kalibrit 7.9 mm, një fishek i kalibrit 7.62 X 39 mm, një kuti me 127 fishekë të kalibrit 22LR, një kuti me diabolla për pushkën ajrore, dy karikatorë të pushkës së gjatë, një fotrollë pistoletës dhe dy doreza pistoletash.
Në përfundim të hetimeve, ndaj të dyshuarit Sh.B. do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. Rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt për shqyrtimin e akuzës dhe vendosjen e masave të nevojshme ligjore. /Kosova.info/
