Kanos familjen nën ndikimin e narkotikëve, dërgohet për shërim në psikiatri
Një rast i kanosjes së anëtarëve të familjes nga njëri pjesëtar i cili vuan nga problemi shëndetësor mendor është raportuar në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari gjithashtu kishte qenë nën ndikimin e narkotikëve.
“Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Kosova.info/
