Salihu kritikon LDK-në: Më i pjekur politikisht votuesi sesa lidershipi i saj
Analisti Fitim Salihu ka kritikuar ashpër LDK-në duke theksuar se votuesit dhe mbështetësit e saj janë më të pjekur politikisht se vetë lidershipi i partisë.
Sipas tij, përkrahësit e PDK-së dhe LDK-së tashmë e kuptojnë se kundërshtari kryesor politik është Albin Kurti, ndërsa një nënkryetare e LDK-së po ndjell tensione të panevojshme mes partive opozitare.
Ai e konsideron “fatkeqësi” që lidershipi i LDK-së po përjashton figura me kontribut 30-vjeçar, si Agim Veliu, vetëm pse nuk i pëlqejnë Kurtit, ndërsa po rikthen individë që dikur e kanë braktisur partinë.
Salihu paralajmëron se nëse opozita vazhdon të orientojë përplasjet politike brenda vetes dhe jo kundër VV-së, do të humbasë edhe në zgjedhjet lokale duke e çuar një pjesë të anëtarësisë drejt Listës Guxo. /Kosova.info/
