Kraki akuzon LDK-në për manipulim zgjedhor: Edhe humbës, edhe hajn

Profesori dhe deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për manipulime në votat e diasporës dhe cenim të legjitimitetit zgjedhor.

Sipas Krakit, kjo është hera e parë në 25 vite që LDK del me përqindje dhe vota të pavërteta duke e quajtur këtë një “arritje” të re të lidershipit aktual të partisë.

“Duhet talent i madh që debaklit në zgjedhje t’ia shtosh edhe vjedhjen e votës. Dmth, edhe humbës, edhe hajn,” ka thënë ai.

Ai ka përshëndetur ata që kanë denoncuar krimin zgjedhor brenda LDK-së, por ka shprehur habi pse nuk ka më shumë reagime nga brenda partisë.

Kraki ka vënë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e deputetëve të rinj të LDK-së, duke pyetur: “Me çfarë legjitimiteti do vinë në Kuvend Lumiri me deputetët e tij DHL?” /Kosova.info/

Go to TOP