Dy të therur me thikë në një përleshje fizike në Gjakovë
Gjashtë persona janë arrestuar në mesnatën e së shtunës në Gjakovë, dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.
Si pasojë e therjes dy persona kanë pësuar lëndime, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimot viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “Gasper Karaqi”.
Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Kosova.info/
