Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfiskuar 860 flakona botox të kontrabanduara në Kosovë. Në njoftimin e MSH-së, shtohet se produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe institucioneve tjera të sigurisë, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik, i cili ka marrë pjesë në sekuestrimin e 860 flakonave të substancës botox, të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.
“Produktet janë sekuestruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa i dyshuari, shtetas turk, është ndaluar nga autoritetet. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë inspektimet dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë për të parandaluar raste të tilla”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
