Abdixhiku pret iftarin e fundit të Ramazanit me Myftiun Tërnava: Të ruajmë solidaritetin dhe paqen edhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sonte iftarin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar ishin të pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dhe delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Nga ky tubim, Abdixhiku uroi të gjithë besimtarët myslimanë për përfundimin e agjërimit duke shprehur shpresën që sakrifica dhe përkushtimi i tyre gjatë këtij muaji të jetë pranuar nga Zoti.

“Le të shërbejë ky muaj si mësim e rikujtim për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë. Qytetarët tanë gjithmonë janë dalluar për vlera humane e vëllazërore, duke ndarë me ata që kanë nevojë. Prandaj, këto vlera le t’i mirëmbajmë dhe kultivojmë edhe përtej këtij muaji të shenjtë,” theksoi Abdixhiku.

Ai vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e vlerave të mirëkuptimit dhe respektit në shoqëri, duke ritheksuar nevojën për unitet dhe dashamirësi ndërmjet qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP