Kurti pret Ambasadorin britanik Hargreaves: Thellojmë bashkëpunimin dypalësh, falënderim për mbështetjen e vazhdueshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. 

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit. 

Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias. 

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë. /Kosova.info/


Go to TOP