Arrestohet i dyshuari që detyroi një grua t’i jepte para për gati një vjet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan, pasi ai kishte kanosur një grua dhe e kishte detyruar t’i jepte shuma të ndryshme parash.

Policia ka njoftuar se periudha e veprimeve të dyshuara shtrihet nga 29 maj 2024 deri më 26 mars 2025.

Pas denoncimit dhe hetimeve nga policia, i dyshuari është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga organet e drejtësisë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP