Dita Botërore e Sindromës Down, Osmani: Ata janë burim frymëzimi

Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në këtë ditë, ka takuar persona të jashtëzakonshëm—plot energji, dashuri dhe forcë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se ata janë burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë.

“Është detyra jonë të angazhohemi për mbështetjen e tyre, duke krijuar mundësi të barabarta dhe një mjedis ku ata mund ta shprehin plotësisht potencialin e tyre.Në Ditën Botërore të Sindromës Down, takova persona të jashtëzakonshëm—plot energji, dashuri dhe forcë. Një moment frymëzues që na kujton rëndësinë e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse. Le ta vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim!”, ka thënë Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP