Një qytetar nga Prizreni gjen predhë të minahedhësit

Një qytetar nga fshati Malësi e re në Prizren ka raportuar se gjatë gropimit në një fushë, ka hasur në mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën më 19.03.2025.

Sipas Policisë, njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim EOD-së i FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit – predhë e minahedhësit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Rasti është cilësuar nga Policia si “Gjetje e mjetit shpërthyes.”

Go to TOP