Ukraina fiton ndaj Kosovës në ndeshjen e dytë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk mka arritur ta përsërisë suksesin e ndeshjes së kaluar ndaj Ukrainës dhe në ndeshjen e sotme është mposhtur.

Takimi i zhvilluar në terren neutral është mbyllur me rezultat 36-25. 

Ukraina e ka dominuar sndeshjen që nga fillimi, duke krijuar një epërsi të madhe në pjesën e parë, e cila ka përfunduar 18-8.

Pavarësisht një përmirësimi në lojën e “Dardanëve” në pjesën e dytë, ku shënuan shtatëmbëdhjetë gola, epërsia e Ukrainës ka mbetur mbetiur në fuqi. 

Kjo disfatë e vështirëson pozitën e Kosovës në Grupin 6 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku aktualisht renditet në vendin e katërt me tri pikë. Ndërkohë, Ukraina ka katër pikë dhe mbetet në garë për kualifikim, ndërsa kryesueset e grupit, Ishujt Faroe dhe Holanda, kanë nga pesë, respektivisht katër pikë. 


Go to TOP