Kosova mposht Ukrainën në një ndeshje dramatike

Kosova ka shënuar fitore dramatike ndaj Ukrainës me rezultat 31:30 në kualifikimet për Kampionatin Evropian të hendbollit.

Golat vendimtarë janë shënuar në minutat e fundit nga Egzon Gjuka dhe kapiteni Valon Dedaj.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë pa Kosovën të dominojë pjesën e parë (16:12) dhe të ruajë epërsinë për një kohë të gjatë, pavarësisht rikthimit të Ukrainës.

Me këtë fitore, Kosova forcon pozitat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm. Të dielën, Dardanët do të përballen sërish me Ukrainën në Klaipeda, Lituani.

Kosova në epërsi ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është në epërsi ndaj Ukrainës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2026”.

Pas pjesës së parë, “Dardanët” janë në avantazh me rezultat 16:12, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores.

Një triumf në këtë përballje do t’i siguronte Kosovës dy pikë të vlefshme dhe do ta ngrinte në vendin e tretë të grupit, duke rritur ndjeshëm gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit 2026.


Go to TOP