Rama: “Klubet Sportive Prishtina” – një hap i madh për sportin në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përshëndetur krijimin e “Klubeve Sportive Prishtina”, një iniciativë që bashkon klubet e basketbollit, volejbollit, hendbollit dhe futsallit në kryeqytet. Sipas tij, ky bashkim do të sjellë një organizim më të mirë, më shumë mbështetje dhe mundësi të reja për zhvillimin e sportit.

“Do të jem gjithmonë përkrah jush, për një Kryeqytet që ecën përpara edhe në sport! Së bashku jemi më të fortë!”, ka deklaruar Rama.

Kjo nismë synon të krijojë një strukturë më të konsoliduar për sportet kolektive në Prishtinë, duke rritur efikasitetin e menaxhimit dhe mbështetjen institucionale. /Kosova.info/

Go to TOP