Terras: Vuçiq e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, deputeti Riho Terras, ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedës telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Terras ka theksuar se modelin e ndërhyrjes së Rusisë në Serbi nuk mund ta quajmë si diçka të re dhe ka kritikuar Vuçiqin për orientimin e tij ndaj Putinit.

“Presidenti Vuçiq nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit”, u shpreh Terras në një postim të tij në platformën X, duke i referuar mbështetjes së Rusisë për Qeverinë serbe, pavarësisht protestave të studentëve në Beograd që kërkojnë largimin e Vuçiqit. /Kosova.info/


Go to TOP