Arrestohet e dyshuara që sulmoi dy persona në Pejë

Është arrestuar një e dyshuar në Pejë, pasi kishte sulmuar dy persona, të cilët kanë përfunduar me lëndime trupore. Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Si pasojë e sulmit njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/


Go to TOP