Scholz e quan deklaratën e Trump për Zelenskyn `gabim dhe të rrezikshme`
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka kritikuar ashpër ish-presidentin amerikan Donald Trump, pas deklaratave të tij që e quajnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “diktator”. Scholz theksoi se ishte “gabim dhe i rrezikshëm” të mohohej legjitimiteti demokratik i Zelensky, duke shtuar se ai është presidenti i zgjedhur i Ukrainës.
Në një intervistë për Spiegel, Scholz shpjegoi se ndalimi i zgjedhjeve gjatë luftës është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet zgjedhore të Ukrainës. Ai gjithashtu e kujtoi faktin se lufta në Ukrainë ishte nisur nga Rusia dhe se Ukraina ka të drejtë të mbrohet.
“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme të mohosh legjitimitetin demokratik të presidentit Zelensky,” tha Scholz, politikan i SPD-së, në mbrëmjen e së mërkurës. “E vërteta është: Volodymyr Zelensky është presidenti i zgjedhur i Ukrainës. Fakti që në mes të luftës nuk mund të mbahen zgjedhje të rregullta është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet zgjedhore të Ukrainës. Askush nuk duhet të thotë ndryshe,” shtoi ai.
Trumpi, në një postim në shërbimin e tij Truth Social, kishte quajtur Zelensky “diktator” dhe kishte kërkuar veprime të shpejta për të shmangur humbjen e shtetit ukrainas.
