Syla: Shqiptarët s’kanë obligim të komentojnë çdo zhvillim global, duhet pranuar realitetin e rolit tonë

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka shprehur shqetësimin e tij për një tendencë brenda qarqeve politike shqiptare për të komentuar zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht situatën në Ukrainë dhe epilogun e takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite.

Në një reagim publik, Syla theksoi se shqiptarët nuk kanë detyrimin të japin mendim për çdo çështje globale dhe se përfshirja në debate të tilla shpesh i ekspozon si të paditur dhe të pamatur.

“Nuk besoj se kjo na kërkohet nga aleatët. Nuk e kemi obligim të japim mendim për gjithçka që ndodh në botë. Më mirë sesa të dalim të padijshëm, duhet të ndjehemi të lirë duke pranuar rolin tonë inekzistent në raport me këto zhvillime, qofshin në Ukrainë apo kudo tjetër në glob,” tha ai.

Syla argumentoi se pavarësisht ndjesisë së krenarisë historike, shqiptarët duhet të mësohen të sillen në përputhje me pozicionin e tyre aktual në skenën ndërkombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP