Lushi kritikon politikanët shqiptarë: Pa koordinim mes Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit, rrezikojmë edhe shtetet tona
Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj elitave politike shqiptare në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup duke i akuzuar për mungesë koordinimi dhe përqendrim vetëm te pushteti.
Ai ka theksuar se situata në dhe rreth Kosovës, si dhe në Ballkan, është shumë më serioze sesa si po e trajtojnë liderët shqiptarë. Lushi paralajmëron se nëse nuk tejkalohen interesat personale dhe nuk bashkërendohet veprimi mes qendrave politike shqiptare, pasojat mund të jenë të rënda, duke përfshirë humbjen e pushtetit për disa dhe rrezikimin e shteteve për të tjerët.
“Tejkaloni egot dhe interesat tuaja personale meskine se do t’na merrni veten dhe neve në qafë!”, ka theksuar ai në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj politikës shqiptare në rajon. /Kosova.info/
