Marta Kos takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Rajoni është i rëndësishëm për BE-në

Komisionarja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X’, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kos shprehet se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan Kallas në X. /Kosova.info/


Go to TOP