Berisha: LDK-ja po rikthehet më e fortë, rruga e nisur nga Abdixhiku po jep rezultate
Aktivisti Visar Berisha ka reflektuar mbi rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nën drejtimin e Lumir Abdixhikut duke theksuar se partia po rikthehet më e fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen.
Sipas Berishës, viti 2021 shënoi momentin më të vështirë për LDK-në, kur partia ndodhej në një periudhë të vetmisë dhe humbjes së besimit. Megjithatë, Abdixhiku, si një nga të paktët që mori përsipër barrën e ringritjes, jo vetëm që strukturoi partinë, por krijoi një frymë të re brenda saj.
“Kam qenë dëshmitar i shumë skepticizmave për atë që mund të arrinte një djalë i ri si Lumiri me LDK-në. Ai e nisi mbarë, fitoi paqësisht dhe nuk e shkeli rivalin në garë, por e mbajti afër,” ka shkruar Berisha.
Sot, sipas tij, LDK-ja po i afrohet 200,000 votave, një arritje që është ndërtuar me mund dhe përkushtim. “Duken pak, por janë shumë sepse janë mbledhur me dashni,” ka shtuar ai.
Berisha vlerëson se LDK-ja po kthehet me një identitet të forcuar, me ide dhe ideale që nuk kanë ndryshuar kurrë. “Kur do të jetë koha e saj? Ta shohim,” ka përfunduar ai, duke lënë të hapur perspektivën për një rikthim të fuqishëm të partisë në skenën politike të Kosovës. /Kosova.info/
