Prestreshi: LDK-ja në Prishtinë ka rikthyer plotësisht elektoratin e saj
Aktivisti Valon Prestreshi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka rikthyer plotësisht elektoratin e saj në Kryeqytet duke u mbështetur në të dhëna empirike të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas Prestreshit, në zgjedhjet e fundit, LDK-ja në Prishtinë ka arritur 30,003 vota, duke përjashtuar votat e diasporës dhe ato me kusht. Kjo shifër është e krahasueshme me rezultatet e mëparshme të partisë në Kryeqytet:
2019 (Me Vjosa Osmanin për kryeministre): 34,158 vota
2010 (Me Isa Mustafën për kryeministër): 31,096 vota
2014 (Me Isa Mustafën për kryeministër): 30,300 vota
2017 (Me Avdullah Hotin për kryeministër): 30,994 vota
2021 (Zgjedhjet lokale, raundi i parë): 25,252 vota
“Ky rezultat konfirmon qartë se LDK-ja në Prishtinë ka rikthyer plotësisht bazën e saj elektorale,” ka theksuar Prestreshi.
Këto të dhëna vijnë në një kohë kur partitë politike po analizojnë rezultatet zgjedhore dhe po bëjnë përgatitje për garat e ardhshme politike në vend. /Kosova.info/
