Caritas Kosova shembulli më i mirë i përkushtimit dhe humanizmit në shërbim të njerëzve në nevojë
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, zhvilloi një takim zyrtar me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvin e Dioqezës Prizren-Prishtinë dhe njëkohësisht Presidentin e Caritas Kosova.
Gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë e përgjithshme të Caritas Kosova, arritjet e deritanishme dhe sfidat me të cilat organizata përballet në realizimin e misionit të saj humanitar. Don Viktor Sopi e informoi Imzot Dodë Gjergjin për punën e bërë në mbështetje të qytetarëve në nevojë, si dhe për projektet aktuale dhe ato të planifikuara në të ardhmen.
Nga ana e tij, Imzot Dodë Gjergji vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e Caritas Kosova në ofrimin e ndihmës për shtresat më të cenueshme të shoqërisë. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me institucionet dhe partnerët për të përmbushur misionin karitativ të organizatës.
Takimi riafirmoi përkushtimin e përbashkët për të forcuar përpjekjet në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë, duke mbetur besnikë ndaj vlerave të solidaritetit dhe humanizmit.
