ShSKUK: I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të Dr. Jetmir Gashit, specialist i Kirurgjisë Vaskulare, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Carralevë.
Në postimin e ShSKUK-së në Facebook thuhet se lajmi për vdekjen aksidentale të doktorit është shumë i trishtueshëm.
“I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare. Të pikëlluar nga ndarja e parakohshme nga jeta, ShSKUK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Gashi, kolegëve nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, gjithë komunitetit shëndetësor dhe pacientëve të cilëve iu shërbeu për vite të tëra. Prehu në paqe, Dr. Jetmir!”, ka shkruar ShSKUK. /Kosova.info/
