AGK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Faton Osmani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, i cili u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Në një telegram ngushëllimi, AGK theksoi kontributin e tij të çmuar në fushën e medias në Kosovë, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme për gazetarinë vendase. Përpara se të themelonte “Ekonomia Online”, Osmani kishte një karrierë të pasur në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

“Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe shoqërinë në tërësi”, thuhet në ngushëllimin e AGK-së.

Gazetari Faton Osmani do të kujtohet për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve ekonomike në vend. /Kosova.info/

Go to TOP