KQZ shtynë afatin e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin e regjistrimit e votuesve me nevoja të veçanta.

Ata mund të regjistrohen deri sonte në orën 23:59, teksa kjo mundësi parasheh votimin e tyre nga shtëpia për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë kategori hyjnë personat me sëmundje ose aftësi të kufizuara që nuk mund të dalin nga shtëpia; personat në spitale, shtëpi për të moshuarit, ose institucione për kujdes shëndetësor si dhe ata që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie. /Kosova.info/

Go to TOP