Therje me thikë në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar
Një person është therur me thikë sot paradite në Gjakovë. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Yll Morina”, teksa për rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë”. Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë Elezaj.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.
