Grenelli i ashpër ndaj Kurtit: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së i solli në nivelin më të ulët
Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar Albin Kurtit duke e akuzuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së i ka çuar në pikën më të ulët.
Grenelli në “X” ka postuar një shkrim të Kurtit kur e kishte cilësuar Joe Bidenin si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
Zyrtari i lartë i administratës së Trumpit ka thënë se Kurti “zhvilloi beteja politike dhe veprime të njëanshme”, duke i sjellë marrëdhëniet Kosovë-ShBA në pikën e ulët.
“Ai u dënua nga liderët evropianë, të NATO-s dhe nga ekipi i Biden”.
“Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapëseprapë u kritikua nga ta”.
“Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Grenell. /Kosova.info/
The U.S. relationship with Kosovo suffered during Joe Biden’s presidency.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 23, 2025
Biden’s State Department and White House criticized Kurti’s actions and inability to grow Kosovo’s economy.
Kurti picked political fights and took unilateral action. He brought Kosovo-U.S. relations to… https://t.co/63RXn8r1hH
