Visar Emini përzgjidhet në komitetin teknik të ECA-së për “Medical and Anti-Doping”
Federata për Kajakim e Kosovës njofton me krenari përzgjedhjen e kryetarit të saj, z. Visar Emini, si anëtar i komitetit “Medical and Anti-Doping” në European Canoe Association (ECA).
“Ky komitet luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sportit të kajakut në nivel evropian, duke trajtuar çështjet e shëndetit dhe luftës kundër dopingut në këtë sport. Përzgjedhja e z. Emini reflekton profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në avancimin e sportit të kajakut, si dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Sipas FKK-së, ky hap përbën një sukses të madh për sportin kosovar, duke dëshmuar për rritjen e njohjes dhe të integrimit të Kosovës në strukturat sportive të Evropës.
“Federata për Kajakim e Kosovës falënderon të gjithë ata që mbështetën këtë proces dhe shpreh optimizëm se kjo arritje do të frymëzojë sportistët dhe profesionistët e tjerë kosovarë. Urime z. Visar Emini për këtë sukses të veçantë dhe angazhim të ri në zhvillimin e sportit evropian!”, përfundon njoftimi. /Kosova.info/
