Juventus hakmerret ndaj Milan për finalen e Superkupës

Juventus ka mposht Milan dhe është ngjitur në vend të katërt në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën është mbyllur me rezultat 2-0. 

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, pavarësisht trembëdhjetë tentativave të të dy ekipeve.

Portieri i Milanit, Mike Maignan, ka bërë ndërhyrjen e tij të parë të rëndësishme duke ndalur një pasim të gabuar të Emerson Royal që gati sa nuk i ka dhënë mundësinë Kenan Yıldız të shënojë. Raste të tjera kanë ardhur nga të dyja skuadrat, përfshirë një përpjekje të Tijjani Reijnders e Nico Gonzalez.

Në pjesën e dytë, Juventus ishte më kërkues. Timothy Weah, i cili ka hyrë si zëvendësues, ka testuar portierin Maignan me një goditje, ndërsa portieri francez ka ndalur edhe një tentativë të Koopmeiners.

Goli i parë për Juventus ka ardhur në minutën e pesëdhjetë e nëntë, kur një goditje e Mbangula, e devijuar nga Emerson Royal, ka përfunduar në rrjetë pas një devijimi dhe traversës.

Vetëm pesë minuta më vonë, Juventus e ka dyfishuar avantazhin. Timothy Weah, pas një pasimi të saktë nga Khephren Thuram, ka shënuar për 2-0.

Milan është përpjekur të reagojë, por ia ka nuk arritur të rikthehet në lojë. Gjuajtja nga goditja e lirë e Theo Hernandez ka përfunduar jashtë portës. 

Aktualisht tabela e Serie A kryesohet nga Napoli, ndërsa Milan gjendet vetëm në vendin e tetë. 


Go to TOP