Vjedhje në dy restorante në Jezerc të Ferizajt, arrestohen katër të dyshuar
Katër persona janë arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje në dy restorante në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Të dyshuarit janë M.G. 21 vjeç, L.B. 22 vjeç, Xh.G. 33 vjeç dhe G.H. 32 vjeç.
M.G. dhe L.B. dyshohen për vjedhje të rëndë, ndërsa Xh.G. dhe G.H. për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.
Policia njofton se në restorantin e parë janë vjedhur: Tre televizorë dhe tre të tjerë janë dëmtuar (vlera rreth 6,000 euro); Arka fiskale, një monitor dhe kabllo elektrike (vlera rreth 8,000 euro) dhe është dëmtuar gjithashtu edhe dera e hyrjes.
Ndërsa në restorantin e dytë janë vjedhur: Një gjenerator elektrik (vlera rreth 1,400 euro); Disa shishe alkoolike të ndryshme, vlera nuk dihet.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa sendet e vejdhura janë sekuestruar përkohësisht nga policia.
