Rrahu një person, dëmtoi veturën e Policisë, sulmoi zyrtarët policorë- arrestohet i dyshuari në Gjilan
Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një person tjetër.
Ai gjithashtu dyshohet se e ka dëmtuar veturën e policisë dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE&SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Gjilan 13.01.2025, 03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari kishte dëmtuar veturën zyrtare policore si dhe kishte sulmuar edhe zyrtarët policor ku të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
