Policia jep detaje për aksidentin në Prizren, katër persona mbetën të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Prev Post
Raportet me aleatët në “krizë”
