Krasniqi: Dështimi i regjistrimit ose listat e parregullta kërcënojnë procesin zgjedhor

Publicisti dhe analisti Milazim Krasniqi ka ngritur shqetësime mbi paqartësitë logjike në deklaratat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe listën e votuesve për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Krasniqit, regjistrimi i popullsisë thuhet të ketë përfshirë edhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Por, ai pyet se si mund të përfshihen në listën votuese qytetarët që nuk janë të regjistruar gjatë këtij procesi.

“Me çfarë të drejte votojnë ata që nuk janë të regjistruar?” shkruan ai duke theksuar dy mundësi: ose regjistrimi i popullsisë ka dështuar, ose votimi do të zhvillohet me lista të parregullta.

Këto dyshime vënë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe përfshirjen e votuesve, veçanërisht të diasporës. Krasniqi sugjeron se autoritetet përkatëse duhet të japin një sqarim të plotë për të shmangur konfuzionin dhe për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.

Deklarata e tij ka nxitur reagime në rrjete sociale, ndërsa qytetarët kërkojnë transparencë më të madhe nga institucionet përgjegjëse. /Kosova.info/


Go to TOP