Ish bashkëshorti i shkoi te objekti ku banon, sulmohet fizikisht një grua në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas policisë i dyshuari ka shkuar te objekti banesor ku jeton viktima dhe e ka sulmuar atë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Fushë Kosovë / 24.12.2024-22:00. Me 29.12.2024 raportohet se ish bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar në datën e lartcekur ka shkuar tek objekti banesor ku jeton viktima femër dhe e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.”

Go to TOP