Arsenal deklason Crystal Palace
Crystal Palace nuk i ka shërbyer terreni vendas për të marrë rezultat pozitiv në ndeshje me Arsenal.
Ndeshja e Javës së shtatëmbëdhjetë e zhvilluar në “Selhurst Park” është mbyllur me rezultat 1-5.
Vetëm gjashtë minuta i janë dashur skuadrës së trajnerit Mikel Arteta për ta gjetur epërsinë përmes Jesus. Pas vetëm pesë minutave, Palace ka barazuar me golin e Sarr.
Por Arsenal ka reaguar shpejt. Fillimisht, në minutën e katërmbëdhjetë Jesus ka shënuar edhe një herë, ndërsa në minutën e tridhjetë e tetë Havertz e ka shtuar edhe një gol, duke bërë që në pushim skuadrat të shkojnë me rezultatin 3-1.
Pas vetëm pesëmbëdhjetë minutash të fillimit të pjesës së dytë, Arsenal ka shënuar sërish. Kësaj here Martinelli ka qenë ai që e ka gjetur rrjetën e Palace. Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Rice ka shënuar edhe një herë për Arsenal, duke vulosur kështu fitoren e thellë të skuadrës së tij.
Aktualisht, tabela e Premier League kryesohet nga Liverpool me tridhjetë e gjashtë pikë, ndërsa Arsenal gjendet në vendin e tretë me tridhjetë e tri pikë.
