Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për aksionin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për aksionin e përbashkët, i cili rezultoi me goditjen e grupit kriminal që trafikonin armë.
Ai ka thënë se duke bashkëpunuar, vendet tona ecin përpara drejt rajonit të integruar në Bashkim Evropian.
“64 armë zjarri të konfiskuara dhe mbi 20 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të arrestuar është bilanci i këtij operacioni i cili është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të policive tona”.
“Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE”, ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook. /Kosova.info/
