Kurti priti ambasadoren Shpresa Jusufi në një takim lamtumire, vlerëson bashkëpunimin bilateral

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik.

Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj të ardhshme. /Kosova.info/

Go to TOP