Kuvendi voton, nuk shkarkohen anëtarët e Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në votim morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa shumica e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm, përveç një numri të vogël prej tyre.
Pas përfundimit të kësaj pike, kuvendi po vazhdon punimet me çështje të tjera në rendin e ditës.
