Lojtari i Fiorentinas bie pa ndjenja në fushë

Ndeshja mes Fiorentinas dhe Interit është pezulluar për një datë tjetër, shkaku që mesfushori Eduardo Bove ra pa ndjenja në fushë.

Bove papritmas u pa i rrëzuar në fushë, ndërsa bashkëlojtarët, lojtarët e Interit si dhe stafi mjekësor u afruan për t’ia shpëtuar jetën.

Aktualisht nuk ka kurrfarë informacioni rreth gjendjes së tij, përpos që është dërguar në spitalin më të afërt.

Kjo ka shfaqur panikë të madhe tek te dy ekipet, si dhe tifozët, ku u panë një numër edhe duke qarë.

Sipas medieve italiane, ndeshja nuk do të vazhdojë ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë gjendja e lojtarit.


Go to TOP