Pa gola në Gjilan e Klinë pas 45-minutave të parë
Sot po zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.
Dy ndeshje mjaftë interesante po luhen në elitën e futbollit kosovar.
Në Gjilan, klubi me po të njëjtin emër po i bën konak Malishevës.
Mirëpo, pavarësisht rasteve të shumta, 45-minutëshi i parë u mbyll pa gola.
Njëjtë, pa gola është mbyllur edhe në Klinë.
Atje, Dukagjini po sfidohet nga Prishtina e Jean Michel Cavallit.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesët e dyta, të këtyre ndeshjeve të zjarrta
