Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë: Diskutuam për bashkëpunim në disa fusha
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
Ajo shkroi në Facebook se gjatë vizitës së saj të parë zyrtare atje, “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën”.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani.
“Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, shtoi ajo.



