Driton Kuka dhe Federata e Xhudos së Kosovës shpallen “Organizatori më i Mirë Europian 2023”

Federata e Xhudos së Kosovës mori mirënjohjen prestigjioze si “Organizatori më i Mirë Europian 2023” për Kampionatin Europian të mbajtur në Prishtinë në dhjetor.

Çmimi u dorëzua dje në Kongresin e EJU në Budapest, duke vlerësuar organizimin e jashtëzakonshëm dhe mikpritjen shqiptare që la përshtypje të veçantë tek të pranishmit.

Driton Kuka falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje madhore sportive. /Kosova.info/


Go to TOP