Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra tjera penale, arrestohet 46 vjeçari në Prishtinë
Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person që po kërkohej me urdhëresë të gjykatës pasi i njëjti ishte i dënruar me burgim për “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim trupor”.
I arrestuari është V.G., i moshës 46 vjeçare, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës
Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personit të dyshuar:
V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i dënuar me burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.
