Vetaksident në Duhël, shkaktohen dëme materiale, të lënduar nuk ka

Ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin sot në rrugën Suharekë-Duhël.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 18:30, ku kamioneta ka shkaktuar vetaksident. Nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 18:30 në rrugën Suharekë -Duhël një kamionetë, pasi ngasësi  ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal nga rruga. Si pasojë e vet-aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, të lënduar nuk ka”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


Go to TOP