Zhduket një grua në Podujevë, Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua nga qyteti i Podujevës dhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e saj.

S.B e cila ka edhe probleme të shëndetit mendor dhe nga data 16 tetor është larguar nga banesa e vëllait të saj dhe s’dihet se ku gjendet ajo. Rasti është lajmëruar në Polici vetëm pas një muaji.

“Meqenëse nga hetimet e zhvilluara deri më tani, nuk është arritur të sigurohet ndonjë informatë se ku gjendet ky person, pas kërkesës së policisë, prokuroria ka lëshuar ‘Urdhëresë për publikimin e fotografisë së personit të zhdukur’ me qëllim të sigurimit të informatave për të nga ana e qytetarëve, andaj kushdo që ka informacion për personin në fjalë të lajmërojë policinë”, njofton Policia.

Go to TOP